Të shumtë janë ata që vizitojnë brigjet e Sidnej për të parë balena apo delfinë, por të paktë janë ata që kanë mundësinë që t’i shohin nga pranë.
Akoma edhe më të rrallë janë ata që shijojnë një spektakël si ai që dhuroi dy ditë më parë një balenë e kurriztë.
Për afro 90 minuta pasagjerët e një anije kanë shijuar spektaklin që pjesa tjetër e botës e ka parë vetëm përmes televizorit.