Një skuadër policie e përbërë e gjitha nga gra. Kështu ka vendosur ta mbrojë departamentin i policisë së Tokios, Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump. Skuadra speciale që para një muaji kishte bërë përgatitjet me simulime të ndryshme për pritjen e Zonjës së Parë. Të veshura me kostum të zi, oficeret japoneze kanë kryer një sërë simulimesh, duke zhvilluar manovra mbrojtëse në prag të mbërritjes së Melania Trump, e cila nga sot në Japoni po qëndron bashkë me presidentin Donald Trump. Kjo është një mënyrë për të treguar se forcat e sigurisë japoneze e kanë marrë shumë seriozisht dhe po përpiqen të tregojnë respekt, shpjegon një ish-agjent i Shërbimit Sekret amerikan. Vendosja e një skuadre vetëm me gra oficere për mbrojtjen e Melania Trump, është një shenjë mikpritjeje, tha ai për CNN. Më herët, ish-Zonjës së Parë Michelle Obama, i është caktuar një skuadër mbrojtjeje vetëm me gra, edhe në këtë rast në një vizitë në vendet aziatike. Presidenti Trump dhe Zonja e Parë, Melania sot e kanë vizituar Japoninë.