Prishtinë, 23 korrik – Policia kufitare e Kosovës dje në vendkalimin kufitar Bllacë në Han të Elezit, ka arrestuar një shtetase të Maqedonisë së Veriut e dyshuar se kishte falsifikuar dokumentin për sigurim kufitar, njofton Koha.mk
Siç publikoi televizioni Klan Kosova, me vendimin e prokurorit publik policia e ka konfiskuar dokumentin, derisa e dyshuara është liruar dhe rasti është dërguar në procedurë të rregullt gjyqësore. (koha.mk)