Një punonjëse humanitare, e cila ka shtetësi franceze dhe zvicerane, dje është rrëmbyer nga një grup burrash në pjesën veriore të Malit, njoftuan sot forcat e sigurisë së këtij vendi afrikan. Gruaja është rrëmbyer në vendin Gao, në rreth 1.200 kilometra në verilindje të kryeqytetit të Malit, Bamako. Deri më tani askush nuk ndërmori përgjegjësi për rrëmbimin e punonjëses humanitare. Armata e Malit njoftoi se ka filluar operacion për gjetjen dhe lirimin e saj.