Shkup, 29 mars – Rreth 10 kilogramë marihuanë është konfiskuar në automjetin e pasagjerëve prej një shtetasi shqiptar në vendkalimin kufitar Deve Bair në kufirin e Maqedonisë dhe të Bullgarisë.
Drejtoria Doganore sot kumtoi se droga është konfiskuar të martën kur gjatë kontrollit të kryer ndaj automjetit janë gjetur 16 paketa me materie të gjelbër të vendosura në bunkerë të bëra në mënyrë speciale. Gjatë kontrollit me tester për drogë është përcaktuar prani e THC (tetrahydrocannabinol) që ka dhënë indikacione se materia e panjohur bimore është marihuanë.
Pas ndërmarrjes së rastit nga inspektorët e Sektorit për hetime në kuadër të Drejtorisë Doganore, ndërsa me urdhrin e prokurorit publik, materia e panjohur bimore menjëherë është dorëzuar për ekspertizë me të cilën u përcaktua se bëhet fjalë për marihuanë.
Kundër të dyshuarit është dorëzuar kallëzim penal për shkak dyshimit se ka kryer vepër penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë”, dhe i është shqiptuar masë arresti prej 30 ditësh.