Një shtetas i Maqedonisë së Veriut i kërkuar me urdhërarrestim ndërkombëtar arrestohet në vendkalimin kufitar Morinë

93

Tiranë, 10 janar – Policia e Shqipërisë në vendkalimin kufitar Morinë, në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës në Kukës e ka arrestuar një shtetas të RMV-së të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet austriake.

“Shtetasi i RMV-së, R.M. (25), banor i Shkupit, është arrestuar gjatë hyrjes në territorin shqiptar në vendkalimin kufitar Morinë, pasi gjatë kontrollit është gjetur në sistem si person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar. Urdhërarresti ndërkombëtar është shpallur nga autoritetet në Vjenë, Austri më 29 janar 2018 dhe kërkohet për vepra penale – plaçkitje”, thuhet në kumtesën e policisë.

Policia e Kuksit dhe zyra e Interpolit në Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Kuksit, i ndërmarrën aktivitetet e parapara me ligj, me ç’rast R.M. do të ekstradohet në Austri.