Tiranë, 26 maj – Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në mëngjesit e sotëm në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar në Bullgari.
Sipas policisë së Shqipërisë, bëhet fjalë për R.H, (52) i cili është në kërkim ndërkombëtarë, për veprën penale “Shkelje të ligjit kundër sistemit monetar dhe sistemit kreditor”.
“Arrestimi i shtetasit R.H., 52 vjeç, u bë në hyrje të Republikës së Shqipërisë, sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Blagoevgrad, Bullgari, ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar për veprën penale të lartpërmendur, të parashikuar nga Kodi Penal Bullgar. Maksimumi i dënimit është 8 vjet burgim”, qëndron në kumtesën e policisë.
Për veprime të mëtejshme, u njoftua Zyra e Interpolit Tiranë me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Bullgarisë.