Sarajevë, 22 janar – Një shtetas i Maqedonisë me dokumente të falsifikuara bullgare ka tentuar të hyjë në territorin e Bosnje e Hercegovinës, por gjatë kontrollit të dokumenteve, policia kufitare në Bijelina e ka zbuluar dhe më pas e ka arrestuar personin në fjalë.
Ai ka poseduar pasaportë të rreme bullgare, letërnjoftim të falsifikuar dhe patentë të rreme. Dokumentet e falsifikuara tek personi janë zbuluar gjatë kontrollit të autobusit që ka udhëtuar në linjën Beograd-Banja Llukë, njofton BGNES.