Një shtetas i Kosovës është arrestuar në pikë kalimin kufitar “Bogorodicë” pas kontrollit të bërë është konstatuar se fleta e para e pasaportës është e falsifikuar.
Siç bëhet e ditur në njoftimin policor, I.N (50) nga Kosova ka dorëzuar pasaportë me emër H.E (43) nga Republika e Serbisë. Pas kontrollit është konstatuar se fleta e parë është e falsifikuar.
Për shkak dyshimit për veprën penale “falsifikim të dokumentacionit”, I.N është privuar nga liria për procedurë të mëtutjeshme.