Tetovë, 30 mars – Një shtetas i huaj është zbuluar në rrugë në rajonin e Tetovës, gjatë orës policore, informojnë nga SPB Tetovë, Sipas policisë së Tetovës bëhet fjalë për një 43 vjeçar nga Republika e Shqipërisë, ndërsa krahas tij janë gjetur edhe tre persona si e shkelin përkufizimin e lëvizjes në Tetovë.
“Në periudhën 29/30 mars nga ora 7 e deri në 7, në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, katër persona e kanë shkelur vendimin për përkufizim të lëvizjes. Të gjithë të privuarit nga liria dhe mbajtur për ndriçimin e plotë dhe dokumentimit të rasteve, pas çfarë u përgatiten parashtresa sipas nenit 206 nga Kodi Penal”, bëri të ditur Marjan Josifoski, zëdhënësi i SPB Tetovë.
Nga vendosja e orës policore në rajonin e Tetovës janë regjistruar 56 raste të shkeljes së përkufizimit të lëvizjes. (koha.mk)