Të gjithë sytë ishin tek çifti, por kush ishte i vëmendshëm zbuloi dhe detaje të tjera për të ftuarit. Njëri prej tyre ishe dhe Skerdi Ago, bashkëpunëtori i Gjikos në këngën e famshme “Si bugatti”. Ndonëse dyshohej se ai kishte kohë që ishte në një lidhje, ai prezantoi dje zyrtarisht të dashurën e tij.
Këtë e bëri nëpërmjet një postimi në Instagram. Vajza brune shfaqet dhe në foton e bërë me çiftin. Epo, shpresojmë që tani e tutje t’i shohim më shpesh sepse ngjajnë goxha bukur!
Ndërkohë që të gjithë e dimë se Qëndresa, bashkëshortja e Labinot Gashit është në muajt e fundit të shtatëzënisë, askush nuk kishte parë një dalje të sajën në publik. Por sigurisht që nuk mund të mungonte në dasmën e Gjikos dhe Elitës. Ajo kishte veshur një fustan të gjerë me ornamente në pjesën e përparme dhe mund të themi, se dukej për bukuri. Ajo dhe Labinoti gjatë gjithë mbrëmjes kanë qenë duke kërcyer dhe festuar me çiftin dhe të ftuarit. Fundja së shpejti do kenë dhe diçka të re për të festuar, pasi do të bëhen prindër për herë të parë.
Projektet e reja muzikore nuk janë çudi, por kjo video e Kidës na surprizoi në momentin që më pak e prisnim. Rrugën për në dasëm, ajo ka qenë duke e shijuar nën tingujt e këngës së saj që mesa duket është gati dhe pritet të dalë së shpejti. Ka qenë vetë ajo që ka postuar në Instagram videon ku shkruan “Coming soon”. Ne në fakt, nga aq sa dëgjuam mendojmë se dhe ky do jetë një tjetër hit nga Kida. Mbetet vetëm të presim! /Blitz.al/