Edhe skuadra e madhe angleze Liverpool pritet të ketë në përbërjen e vet nëj shqiptar. Fjala është për 23-vjeçarin e e lindur në Danimarkë por me prejardhje nga Tetova, Riza Durmishi i cili po luan mjaftë mirë në La Liga te skuadra Betis. Sipas informacioneve të fundit Liverpool i ofron 17 milionë funte (rreth 23) milionë euro aq sa kushton kartoni i futbollistit dhe siç thuhet është idel në krahun e majtë në mënyrë që të lirohet nga ajo detyrë James Milner i cili nuk po mundet të luajë 90 minuta të fortë në këtë detyrë.