Shkup, 29 janar – Një shqiptar anëtar i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve Britanik, shkruan gazeta KOHA. Dr.Ekrem Dullovi nga fshati Biçec i Kaçanikut ka arritur të jetë pjesë e Kolegjit Mbretëror të Mjekëve Britanik me të drejta të plota, ndërsa puna e tij është vlerësuar edhe si mësimdhënës i mjekësisë.
Dr.Ekremi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se ky sukses vjen pas një pune 20 vjeçare si mjek dhe mësimdhënës, ndërsa anëtarësin në Kolegjin Mbretëror e ka cilësuar si kulmin e karrierës së tij.
Ja postimi i plotë i dr.Ekrem Dullovit:
“Finaly: A membership of the MRCGP (international)… Anetaresimi ne kolegjin mbreteror te mjekeve Britanik me te drejta te plota… nje sukses ky pas nje pune afersisht 20 vjeqare ne karrieren time prej mjeku dhe prej mesimdhenesi mjekesie…!Ky eshte kulmi i karrieres sime…dhe mendoj se tani duhet pushim”. (koha.mk)