Një shofer i motoçikletës dhe një çiklist janë lënduar më rëndë në aksidente në Shkup

Shkup, 18 korrik – Një shofer i motoçikletës dhe një çiklist janë lënduar më rëndë në dy nga gjithsej 15 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme. Në tetë lëndime më të lehta kanë marrë 12 persona. Në pesë është shkaktuar dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se dje policia rrugore ka sanksionuar 27 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar shtatë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 14 shoferë para se të marrin të drejtën e vozitjes së automjetit motorik dhe 20 automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar edhe tre fillestarë, pesë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritën e kuqe të semaforit, tre shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijat e shënuara për ta, 17 shoferë për mos mbajtjen e kaskës, 10 shoferë për mos mbajtjen e rripit të sigurimit ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit.

Janë hasur 63 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me ndihmën e karrotrecit janë larguar 46 automjete. (koha.mk)