Shkup, 14 shkurt – Shkupjanja M.S. (44) mbrëmë në rrugën “Majski manifest” duke e drejtuar automjetin motorik për udhëtarë “Daçia Logan” me targa të Shkupit, e ka shtypur 43-vjeçaren T.Sh.
MPB informoi se T.Sh. me automjet të Ndihmës urgjente është dërguar në Spitalin e përgjithshëm “8-Shtatori”, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe jashtë rrezikut për jetën është ndaluar në mjekim të mëtutjeshëm.
Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.