Shkup, 15 janar – Një shkupjan gjashtëdhjetë e dy vjeçar është gjetur i vdekur me plagë nga armë zjarri në kokë, kumtoi policia.
“Në njësitin për informacione dhe komandë Shkup dje në ora 07:26, L.P. ka denoncuar se me plagë nga armë zjarri në kokë e ka gjetur gjyshin e tij Zh.M. (62) në shtëpinë e tij në rr. “Ivan Naumov Alabakot” në Shkup, qëndron në buletinin e policisë.
Mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen, ndërsa ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i MPB Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, mbi trupin e të vdekurit do të kryhet autopsi.