Ohër, 12 korrik – Një shkupjan pesëdhjetë e pesë vjeçar ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur dje rreth orës 15 në rrugën magjistrale Ohër – Kërçovë.
Siç informojnë nga SPB Ohër, dje rreth orës 15:00 në rrugën magjistrale Ohër – Kërçovë mes fshatrave Botun dhe Klimeshtan, ka ndodhur aksidenti mes automjetit të udhëtarëve “Citroen Sakso” me targa të Shkupit, i drejtuar nga P.S. (55) nga Shkupi dhe automjeti transportues “Ford Tranzit” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.P. (27) nga Ohri. Në aksident, nga lëndimet e marra në vendngjarje ka ndërruar jetë shoferi P.S.
Pas urdhrave të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi. Ekspertizë në vendngjarje ka kryer një ekip i SPB Ohër. (koha.mk)