Shkup, 25 janar – Një tridhjetë e tetë vjeçar nga Shkupi dje është gjetur i varur në një tra në një prej vendeve të posaçme për çlodhje në parkun e pyllit “Gazi Babë” në Shkup.
Siç është cituar në buletinin policor, dje rreth orës 12:30 në Njësinë për njoftim dhe komandë – Shkup, një këmbësor i rastit ka raportuar se derisa ka qenë duke vrapuar në parkun e “Gazi Babës” – Shkup, e ka parë trupin e S.Y. (38) nga Shkupi të varur në tra.
Mjeku i ndihmës urgjente mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa pas urdhrit të prokurorit publik, trupi është çuar në autopsi në mjekësinë ligjore.