Shkup, 27 gusht – Një 37-vjeçar, B.Z., mbrëmë është sulmuar fizikisht nga disa fqinjë në rrugën e “Banatit” në Shkup.
Siç theksohet në buletinin e MPB-së, B.Z. rastin e ka paraqitur mbrëmë rreth orës 19:15 minuta në SPB Shkup. Ai është sulmuar fizikisht nga disa fqinjë pas debatit për parkim të automjeteve dhe hedhjes së mbeturinave. Janë sulmuar edhe K.GJ. (32) dhe S.GJ. (56), të cilët kanë tentuar ta ndalojnë sulmin.
Policia po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.