Shkup, 3 maj – Dy persona fizikisht e kanë sulmuar M.J. (50) nga Shkupi në rrugën “Boemska” në Debar Mëhallë.
Siç kumtoi MPB, rastin në polici mbrëmë e ka paraqitur i sulmuari. Prejse ka dalur nga objekti hotelierik dhe ka shkuar drejt motoçikletës së tij ai ka vërejtur dy persona se si afrohen drejt tij. M.J. i ka njohur personat prej përpara dhe me ta ka pasur mospajtime. Njëri person ka pasur edhe shkop në dorë.
Nga mysafirët në objektin hotelierik është penguar rrahja e mëtejme fizike.
Është kryer ekspertizë, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.