Shkup, 11 maj – V.K. (69) nga Shkupi mbrëmë vonë ka denoncuar se rreth orës 19 përderisa e ka shëtitur qenin e bijës së vet, është sulmuar nga një qen tjetër, racë e panjohur, më i zhvilluar, me ç’rast personi ka rënë në tokë, ndërsa qeni e ka kafshuar në këmbën e majtë.
Siç njoftoi policia, ngjarja e hidhur ka ndodhur në rrugën “Ibe Palikuqa”.