Mbrëmë një person nga Velesi është sjellur i plagosur në spitalin e qytetit. “I lënduari Z.B (42) nga fshati Vizbeg ka pasur lëndime në nëngjurin e djathtë, nga armë zjarri, pistoletë. Si rast urgjent ai është dorëzuar në Klinikën ‘Nënë Tereza’ në Shkup”, njofton policia. Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.