Një sherif në SHBA urdhëron oficerët që të mos mbajnë maskë

16

Një sherif në Florida ka ndaluar oficerët e tij të mbajnë maska ​​për fytyrën në punë.

Urdhri i Sherif Billy Woods i Marion County përfshin gjithashtu vizitorët në zyrë.

Sipas tij është urdhër dhe oficerët duhet ta kenë kuptuar qartë se kushdo që vjen në stacion duhet të jetë i identifikueshëm.

Florida është një nga shtetet më të goditur nga pandemia e koronavirus, me mbi 550,000 raste dhe 8.700 vdekje.

“Porosia ime do të qëndrojë ashtu siç është kur ju jeni në detyrë, punoni si punonjësi im dhe përfaqësoni zyrën time, maskat nuk do të mbahen”, është ky emaili i Sherrif Woods dërguar oficerëve të tij.

Sherif Woods, gjithashtu tha se vizitorët duhet të heqin maskat e tyre para se të hynin në hollin e stacionit, duke e lidhur vendimin e tij me protestat e fundit kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit.

Comments are closed.