“Një shembull për botën”: Sllovakia do të testojë falas banorët e saj

28

Çdo banor i Sllovakisë, nga mosha 10 vjeç do të testohet për koronavirusin. Lajmi u konfirmua nga kryeministri Igor Matovic, i cili tha se testimet do të jenë falas për 5.4 milionë banorët e vendit, pa specifikuar nëse tamponi do të jetë i detyrueshëm apo vullnetar.

“Duhet të vendosim një shembull në mbarë botën”, tha kreu i qeverisë.Testimet në vend do të nisin nga kjo fundjavë e do të vazhdojë deri në ditët e para të nëntorit.Qeveria shpalli gjendjen e emergjencës këtë muaj, në përpjekje për të frenuar rritjen e rasteve të reja, shtrimeve në spital dhe rritjes së numrit të viktimave.

Aktivitetet fetare janë të ndaluara, bashkë me to edhe palestrat, qendrat e bukurisë dhe masazheve, pishinat po ashtu. Restorantet do të qëndrojnë hapur për klientët vetëm në hapësirat jashtë.

Deri më tani në mbarë Sllovakinë, janë konfirmuar pozitivë për Covid-19, 28 mijë qytetarë ndërsa numri i viktimave që nga shpërthimi i pandemisë është 82.