Një çift stilistesh berlinez debutoi në javën e modës në New York me një koleksion shumë origjinal, në limitet e absurdit. Nan Li e Emilia Pfohl, dizenjuesit e markës Namilia, prezantuan koleksionin e tyre, Pranverë- Verë 2018, ku në pasarelë ngjiten modele që mbanin të veshura kupa të mëdha sfungjeri në kraharor dhe jo vetëm. Çifti i stilistëve berlinez tha se e përdorin modën si mjet për të eksperimentuar besimet e tyre, konfliktet dhe ëndrrat. Kjo nuk ishte hera e parë që stilistët përdornin pjesët intime të modeleve për krijimet e tyre.