Një sërë problemesh rreth ndërtimit të autostradës Ohër-Kërçovë

Ohër, 22 qershor – Çështja rreth problemeve me ndërtimin e autostradës Ohër – Kërçovë është aktuale, me të vërtetë ka probleme në ndërtimin e autostradës dhe ato janë theksuar në raportin e NP për rrugë shtetërore, deklaroi sot në Ohër ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski. “Dokumenti projektues nuk është në pajtim me realitetin që do të thotë terren, ka jostabilitet në shpate, një numër serioz i objekteve për dislokim, këtu flas për objekte elektroenergjetike, si dhe probleme me shpronësimin”, tha Sugareski. Ai më pas theksoi se Qeveria dhe Ministria resore bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që zvogëlimi serioz i intensitetit të punës në sheshndërtim të rritet, me qëllim që të ruhen disa afate, një pjesë e së cilave tashmë janë tejkaluar si ndërtimi i autostradës Milladinovc-Shtip që duhej të jetë gati më 1 maj të këtij viti. “Gjithçka është në fuqinë tonë do të bëjmë që të tejkalohen këto probleme, pasi që për këtë qëllim janë ndarë një shumë e madhe parash të qytetarëve. E shikoni se edhe PPS është e interesuar dhe është duke bërë hetime për këto autostrada, kështu që ne e kemi marr për obligim se autostradat do të ndërtohen”, tha Sugareski, i cili në aeroportin e Ohrit mori pjesë në pritjen e turistëve të parë nga Polonia të cilët do t’i kalojnë pushimet në Maqedoni. Ndryshe, një grup prej 144 punëtorësh nga Maqedonia të angazhuar nga një kompani zbatuese për kryerjen e punimeve ndërtimore në autostradën Ohër – Kërçovë sot mbajnë grevë në sheshndërtim për shkak të, siç thanë, një sërë parregullsish ndaj tyre si vonesa e pagesës së të ardhurave personale dhe mosrespektimi i punëdhënësve ndaj marrëveshjeve të nënshkruara për punë. Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë me grevën derisa nuk u paguhen të ardhurat e mbetura, më pas duke kërkuar nga SPB – Ohër t’u sigurojë kushte për grevë me bllokimin e komunikacionit në aksin rrugor Ohër – Kërçovë.