Sofje, 13 tetor – Një numër rekord nga 24 kandidatë nga partitë, koalicionet dhe komisionet nismëtare janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Bullgari në prag të zgjedhjeve për president dhe nënpresident të vendit.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, në takim e KQZ-së, regjistrimi i kandidatëve të propozuar nga komiteti nismëtar Vencisllav Angellov dhe Darina Todorova u refuzua, sepse nuk kishte nënshkrime të mjaftueshme valide për mbështetjen e kandidaturave.
Pas rishikimit shtesë, komisioni do të marrë vendim për kandidaturën e Jolo Danevit.
Lozan Panov dhe Marija Kasimova-Moase, të propozuar nga komiteti nismëtar për president dhe nënpresident dhe të mbështetur nga Bullgaria demokratike, gjithashtu, u regjistruan nga KQZ në procedurë të verifikimit të papërfunduar të nënshkrimeve të listës së kandidatëve.
Pas kërkesës së parashtruar nga Unioni Popullor Bujqësor Bullgar, partia nuk do të marrë pjesë në votimin për deputetë. Sot duhet me short të përcaktohet renditja e kandidatëve të të dyja listave të votimit.