Barcelonë, 26 tetor – Qyteza Belpuxh në rajonin spanjoll Katalonjë mbrëmë kumtoi se ka shpallur pavarësi të Katalonjës nga Spanja.
Edhe pse këshillat e një numri të madh të qyteteve dhe fshatrave tjera sollën deklarata të ngjashme, këshilli në Belpuxh konsiderohet se është i pari që ka vendosur për një hap të tillë, i cili vjen në periudhën e tensioneve të përforcuara midis autoriteteve në Madrid dhe Barcelonë rreth hapave të ardhshme.
“Belpuxh është qyteti i parë ku është shpallur pavarësia”, kumtoi televizioni katalanas 324. Këshilli i qytetit festoi me shampanjë pas shpalljes së pavarësisë së Katalonjës.
Qyteza gjendet njëqind kilometra në perëndim të Barcelonës dhe është përfshirë në fushatën e cila organizohet nëpër tërë Katalonjën, ku këshillat e qytetit janë thirrur të votojnë për pavarësi. Parlamenti katalanas duhet të mblidhet sonte, ku do të mbajë fjalim kryetari i Qeverisë, Karles Puxhdemon, nga i cili pritet t’i paralajmërojë hapat e mëtutjeshme ndaj shkëputjes së planifikuar të Spanjës