Dibër, 15 korrik – Është shoqëruar në polici një dibran i cili pasi ka votuar në vendvotim e ka fotografuar fletëvotimin.
“Është arrestuar personi A.D. (30) nga Dibra, në bazë të kërkesës për intervenim nga kryetari i këshillit zgjedhor të locuar në shkollën fillore “Sait Njadeni”. Ai në orën 13:15 pasi ka votuar, me telefonin e tij celular e ka votuar fletëvotimin”, konfirmoi për MIA-n, Stefan Dimoski zëdhënës i Sektorit të Punëve të Brendshme – Ohër.
Kundër tij do të ndërmerren masa të përshtatshme ligjore.
Dita e zgjedhjeve, në Dibër dhe në Qendrën Zhupa, është duke vijuar pa probleme me rritje të vazhdueshme të jehonës së votuesve.