Berlin, 13 nëntor – Një punonjës mjekësor me origjinë nga Polonia është i dyshuar se ka vrarë gjashtë pacientë më të moshuar në Gjermani dhe se ka planifikuar të vrasë edhe të paktën tre, kumtoi sot policia gjermane.
Bëhet fjalë për një polak 36-vjeçar, i cili gjatë hetimit ka pranuar se u ka dhënë një dozë të panevojshme insulini 12 pacientëve në periudhën nga prilli i vitit 2017 deri në shkurt të vitit 2018.
Ai është arrestuar në shkurt, kur mohoi se ka pasur qëllim t’i vrasë pacientët.
Paraprakisht u komunikua se punonjësi mjekësor Zhegozh Stanisllav Volshtajn është i dyshuar se në punë ka kërkuar që të kujdeset për pacientë të moshuar dhe të sëmurë rëndë, me qëllim që t’ua vjedhë sendet me vlerë. Kur nuk kishte mundësi të kishte pacientë të këtillë, e ka braktisur këtë institucion dhe është larguar në një tjetër.