SH.B (52) nga Shkupi i punësuar në një firmë për ndërtim, dje deri sa ka punuar në një objekt, ka rënë dhe ka vdekur.
Siç kumtoi MPB-ja, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Londonska” në Shkup, ndërsa e ka paraqitur sot shërbimi i Ndihmës i ndihmës së shpejtë.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dhënë për autopsi. Punohet në zbardhjen e rastit.