Berlin, 25 mars – Provinca më e populluar gjermane, Rajna-Vestfalija veriore, planifikon të lirojë mijëra të burgosur në mënyrë që të zbrazë qelitë që mund të përdoren si hapësira për karantinë, për shkak të shqetësimeve që koronavirusi mund të përhapet në burgjet, deklaroi sot ministri i Drejtësisë së provincës, Peter Bizenbah.
Sipas planit të botuar në revistën gjermane “Fokus”, do të lirohen të burgosur të cilëve u ka ngelë vetëm një pjesë e vogël e dënimit. Abuzuesit seksual dhe të dënuarit për krime të tjera të dhunshme janë të përjashtuar nga ky aktvendim, tha Bizenbah.
“Për momentin kemi shumë pak hapësirë të lirë”, deklaroi ai duke shtuar se pret që provincat e tjera gjermane të ndjekin këtë shembull.