Shkup, 25 qershor – Një gostivaras me kanosje dhe fyerje dhe tentim për sulm fizik ka penguar një përmbaruese nga Shkupi që të veprojë për nëntë lëndë për ekzekutim kundër të birit të tij.
“Më 22.06.2018 në orën 13:15 në SP Gostivar, përmbaruesi V.J. (54) nga Shkupi ka denoncuar se të njëjtën ditë në orën 12:30 në Gostivar, në derën hyrëse të shtëpisë së E.Q., ai i është kanosur dhe e ka ofenduar, ndërsa ka tentuar edhe fizikisht ta sulmojë në momentin kur denoncuesja si përmbarues ka vepruar në pajtueshmëri të nëntë lëndëve për ekzekutim ndaj personit V.Q., të cilin e ka djalë”, njoftojnë nga MPB.
E.Q. është arrestuar në Stacionin policor Gostivar.
Po ndërmerren masa për zbardhje të plotë të rastit.