Një projekt i ri i Egzon Kadri Memetit. Repertori i skenës muzikore shqiptare tashmë po pasurohet edhe me këngët e Egzonit, i cili prej 25 vitesh jeton dhe vepron në shtetin e Belgjikës. Së fundmi, Egzoni vjen me këngën “Shko”, ndërsa video-klipi u realizua në Kosovë, në liqenin e Batllavës dhe në disa pjesë të Prishtinës. Tekstin dhe muzikën e këngës e ka bërë vet Egzoni, ndërsa kësaj radhe – pjesë e video-klipit ka qenë edhe modelja Dona Pjetri, e njohur për publikun si moderatore televizive tek Big Brother 9 Albania. Egzoni tashmë është i njohur për publikun shqiptarë pas projekteve që tashmë janë realizuar në Sarandë dhe disa të tjerë në Belgjikë. Ndryshe, përpos muzikës, bagazhi i Egzonit në sferën e modelimit dhe koreografisë është shumë i madh. Ai është mjaft aktiv edhe në skenën e Belgjikës. Këtë radhë për realizimin e video-klipit u kujdes Sead Brava, personi që drejton video-produksionin “BravaPRO”. “Ky është bashkëpunimi i parë me Egzonin dhe jam tepër i kënaqur nga rezultati i punës. Hapi i radhës është një projekt që do ta realizojmë bashkërishtë në Belgjikë”, ka thënë për KOHA, Brava.