Edhe një nga ajsbergët më të mëdhenj të shënuar ndonjëherë është sikur “dhëmbi i luhatshëm” i cili do të ndahet nga Antarktiku dhe do të paraqet rrezik të madh për lundrim, paralajmëruan shkencëtarët. Pllakën e akullt Larsen C, të madhe sa shteti federal amerikan Delaware apo ishulli indonezian Bali, e mbajnë edhe vetëm 13 kilometra akull pasi që është krijuar qarja e gjatë 175 kilometra. “Të gjithë ne na mban në pritje”, ka porositur Andrew Fleming nga mbikëqyrja britanike e Antarktikut, duke shtuar se kjo po e përkujton në “dhëmbin e luhatshëm”. Pllakat e akullta janë sipërfaqe të rrafshëta të cilat rrinë pezull mbi det kah fundi i akullnajës. Larsen C është me trashësi prej 200 metrave, me rreth 20 metra mbi sipërfaqe të ujit. Ajsbergët e mëdhenj ndahen nga Antarktiku në mënyrë natyrale, andaj shkencëtarët këtë nuk e lidhin me ndikimin e njeriut në ndryshimet klimatike, por se kjo pllakë e akullt është pjesë e gadishullit të Antarktikut, i cili është ngrohur shpejt në dekadat e fundit. Shkencëtarët konsiderojnë se Larsen C mund të ndahet për disa ditë apo muajt e ardhshëm, por kjo mund të ndodh edhe pas disa viteve. Ajsbergu i madh pesë mijë kilometra katrorë mund të shkaktojë rrezik shtesë për anijet e atjeshme, sidomos kur të thyhet në disa pjesë. Kjo është zonë jashtë rrugëve të mëdha tregtare, por është e njohur për destinacionet e kruzerëve turistikë të cilët vijnë nga Amerika Jugore. Ajsbergu më i madh i cili deri tani është ndarë ishte pllaka Ross, i madhësisë së Xhamajkës prej 11 mijë kilometra katrore, i cili është ndarë në vitin 2000 dhe mbetjet e të cilit kanë mbetur me vite.
Një prej akullnajave më gjigante do të shkëputet nga Antarktiku
Leave a comment