Një polic nga Velesi është lënduar gjatë intervenimit pas prishjes së rendit

Një nëpunës policor nga Stacioni Policor në Veles dje gjatë një intervenimi pas prishjes së rendit dhe qetësisë publike në sasi të madhe, është qëlluar me gurë në kokë nga ana e një personi të panjohur. Nëpunësi policor e ka humbur vetëdijen, ndërsa personi ka ikur në drejtim të panjohur.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra është konfirmuar identiteti i personit. Bëhet fjalë për B.Z 922) nga Velesi. SPB Veles ndërmerr masa për gjetjen e tij dhe për zbardhjen e tërësishme të rastit.