Një polic është arrestuar pasi dje në gjendje të alkoolizuar fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten, me ç’rast ajo është alivanosur. Siç kumtoi MPB, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20.30 në Kumanovë, në shtëpinë familjare të nëpunësit policor V.T.
“V.T. i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit ka filluar debat verbal me bashkëshorten e tij N.T. (31), ndërsa më pas fizikisht e ka sulmuar, me ç’rast ajo është alivanosur. V.T. është privuar nga liria, me ç’rast i është marrë pistoleta zyrtare me 30 plumba. Menjëherë është njoftuar edhe Sektori për Punë të Brendshme dhe standarde profesionale”, theksojnë nga MPB.