Shkup, 10 qershor – Një pjesë e Karposhit dhe Kisella Vodës nesër, për një periudhë të caktuar të ditës do të mbesin pa energji elektrike.
Siç kumtoi QRMK, nga ora 08:30 deri në orën 11:00 energji elektrike nuk do të kenë konsumatorët e një pjese të rrugës “Bukureshka” nga Karposhi, ndërsa nga ora 12:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit e një pjese të lagjes “Teferiç” në Kisella Vodë.