Një pjesë e Sarajit dhe Çairit nesër pa energji elektrike

6

Shkup, 17 shkurt – Disa pjesë të komunave Çair dhe Saraj nesër në periudha të caktuara kohore të ditës nuk do të kenë energji elektrike për shkak të punëve teknike në rrjetin distributiv, njofton gazeta KOHA.

Pa energji elektrike do të mbesin nga ora 11:00 deri në orën 15:30 shfrytëzuesit e rrugës “Saraevska” në Çair dhe nga ora 09:00 deri në orën 13:00 shfrytëzuesit e fshatit Matka e Poshtme.(koha.mk)

Comments are closed.