Qeveria rumune ka premtuar të veprojë kundër prerjeve ilegale, pasi aktivistët treguan se një copëz nga një pylli i mbrojtur ishte zhdukur. Një anëtar i publikut publikoi pamjet dramatike të kapura me një dron në Parkun Kombëtar të Semenicës në kufirin me Serbinë, duke treguar se rreth 50 hektarë pyll ishte “zhdukur”. Parku i Semenicës është një nga pyjet më të mëdha të ahut në Evropë dhe ishte përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s këtë verë. Aktivistët thonë se problemi kryesor është dështimi i ministrisë së mjedisit për të hartuar një plan për të kufizuar prerjet në park, transmeton Syri.net. “I kemi kërkuar qeverisë ta zgjidhë këtë problem për 13 vitet e fundit”, ankohen ata. Megjithëse pamjet e dronit kanë shkaktuar trazira në media, deputetët e opozitës kanë kërkuar masa urgjente nga qeveria për muaj me radhë.