Objekti i Bankës popullore nesër prej orës 8 do të mbetet pa ujë, ndërkaq presion të zvogëluar do të kenë shfrytëzuesit nga lagjja “Prolet” në komunën Qendër. Siç kumtoi QRMK-Shkup, ndërprerja është për shkak të defektit në rrugë në gypin e ujësjellësit në bulevardin “Kuzman Josifovski-Pitu” nr.1. Ndërprerja do të zgjatë deri në mënjanimin e defektit.