Shkup, 12 dhjetor– Një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Kozara”, “Bell Kamen” dhe “Sharski Odredi” në komunën Qendër nesër nga ora 9:00 do të mbeten pa ujë për pije.
Siç informojnë nga Qendra regjionale për menaxhim me kriza pran Qytetit të Shkupit, ndërprerja e furnizimit me ujë bëhet për shkak të ndryshimit të mbyllësit në rrjetin e ujësjellësit me diametër 80 milimetra në rrugën “Kozara pn” në Kapishtec.
Shfrytëzuesit do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë derisa ekipet e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Shkup nuk e kryejnë punën.