Shkup, 24 janar – Një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Jurij Gagarin” në komunën Karposh nesër nga ora 11:00 deri në orën 14:00 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.
Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me krizat të Qytetit të Shkupit, arsyeja për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e punëve teknike të planifikuara në rrjetin distribuiv nga ana e ekipeve të SH.A. EVN Maqedoni. (koha.mk)