Shkup, 15 janar – Një pjesë e konsumatorëve nga fshatrat e Shkupit Çajlanë dhe Semenishtë sot prej orës 9:30 deri në orën 15:00 do të mbeten pa energji elektrike.
Të martën pa rrymë, prej orës 9:00 deri në orën 13:00 do të jenë një pjesë e konsumatorëve nga rrugët “Osllo” dhe “Urosh Xhudoviq” në komunën Karposh.
Në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 14:00 pa furnizim me rrymë do të jenë një pjesë e konsumatorëve nga rruga “1.552” në lagjen “Vizbeg”, ndërsa prej orës 9:00 deri në orën 16:00 konsumatorët nga fshatrat Cërvena Vodë, Alldincë, Paligrad, lagjja Malla Rekë, si dhe objektet në Shtëpitë apliniste “Kitkë” dhe “Karaxhicë” në komunën e Studeniçanit.
Prej orës 9:30 deri në orën 15:00 sërish pa rrymë do të mbeten një pjesë e konsumatorëve nga fshatrat Çajlanë dhe Semenishtë.
Siç informon QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve teknike në elektrorrjetin distributiv.