Konsumatorët e fshatrave Kopanicë dhe Bojanë në komunën e Sarajit nesër prej orës 9 deri në orën 18 do të mbeten pa ujë të pijshëm. Siç njoftoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen e furnizimit me ujë është rikosntruimi dhe vendosja e pompave në pikën për pompim në fshatin Rahçe që do ta zbatojnë ekipet e NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi Shkup.