Një pjesë e Komunës së Kërçovës pa ujë të pijshëm

Kërçovë, 21 gusht – Fshatrat Zajas, Teqe, Zajas Xhuma, Kolibari dhe Baçishta në komunën e Kërçovës nuk kanë ujë të pijshëm për shkak të një defekti të gypit kryesor të ujësjellësit.

Nga ndërmarrja publike komunale “Higjiena komunale” informojnë se ekipet punojnë në mënjanimin e defektit. Pritet që deri nesër në orët e pasditës defekti të sanohet dhe situata të stabilizohet.