Shkup, 22 dhjetor – Konsumatorët e rrugës “Vasil Glavinov” në Komunën Qendër nesër nga ora 7:00 e deri në 12:00 do të mbesin pa energji elektrike.
Siç informoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është kryerja e ndërhyrjeve të caktuara teknike në rrjetin shpërndarës nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni.