Shkup, 17 mars – Konsumatorët e rrugës “Rugjer Boshkoviq”, nr. 15 – hyrja 1 dhe hyrja 2 në Komunën Karposh sot nga ora 9:00 e deri në 14:00 do të mbetet pa furnizim me energji elektrike.
Nesër nga ora 13:00 e deri në 15:30, pa energji do të mbesin konsumatorët e rrugës “Vasil Glavinov” në Komunën Qendër .
Të hënën në periudhën prej orës 9:00 e deri në 11:00 pa energji elektrike do të mbeten objektet e fabrikës OHIS – TC Herbicide dhe Galvano Tehna në Komunën e Kisella Vodës, si dhe objekti i stacionit për kontroll teknik të vendosura në rrugën “Nikola Parapunov” në Komunën e Karposhit.
Siç informon Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, arsyeja për ndërprerjen në furnizimin e energjisë elektrike është kryerja e aktiviteteve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes nga ekipet e EVN Maqedoni SHA.