Një pjesë e Çarshisë së Vjetër të Shkupit sot pa ujë

21

Shkup, 18 janar – Një pjesë e Çarshisë së Vjetër të Shkupit sot do të jetë pa ujë.

Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, informojnë se për shkak të një defekti të hidrantit zjarrfikës F-80 milimetra në rrugën “Llazar Tanev” pa numër (pas kishës Shën Spasi), ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë konsumatorët e një pjese të Çarshisë së Vjetër.

Furnizimi me ujë do të ndërpritet prej orës  09:00 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve për mënjanimin e defektit.