Shkup, 3 shkurt – Një pjesë e banorëve të Komunës së Çairit nesër prej orës 08:30 do të kenë ndërprerje në furnizimin me ujë.
Siç kumtoi NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, ndërprerja është për shkak të defektit në mbyllësin me profil prej 400 milimetrave në rrugën “Prohor Pçinski” 16 në lagjen Çair. Pa ujë do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve në rrugët “Prohor Pçinski” dhe “Vojdan Çernodrinski”.
Shfrytëzuesit do të mbeten pa ujë deri në rregullimin e defektit.(koha.mk)